Trajtimi i Akneve

Trajtimi i Akneve

Aknet janë një nga problematikat më të zakonshme të lëkurës dhe shfaqen si pasojë e një kombinimi faktorësh: prodhimit të shtuar të sebumit, bllokimit të poreve, gjendjes hormonale, hiperkeratinizimit, inflamacionit dhe përfshirjes së bakterit C. acnes. Mund të shfaqen në formën e komedoneve, papulave, pustulave ose lezioneve më inflamatore.

Tek Nisa Medical Center, trajtimi përcaktohet sipas tipit dhe shkallës së akneve, gjendjes së lëkurës dhe pranisë së inflamacionit apo shenjave postakne. Në varësi të rastit, mund të përdorim Stellar M22 by Lumenis apo Terapinë Medikale të Kombinuar me protokolle profesionale Mediderma.

Trajtimi i akneve me Stellar M22

Stellar M22 disponon një filtër specifik për Acne Vulgaris, me spektër 400–600 nm dhe 800–1200 nm. Sipas Lumenis, trajtimi IPL është projektuar për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe baktereve të lidhura me aknet, si edhe në reduktimin e aktivitetit të gjëndrave sebace.

Gjatë trajtimit, energjia e dritës aplikohet në mënyrë të kontrolluar mbi zonat e prekura. Qëllimi është të targetohen komponentët që kontribuojnë në procesin inflamator të akneve, duke ndihmuar në reduktimin gradual të lezioneve aktive dhe skuqjes së shoqëruar.

Stellar M22 mund të jetë veçanërisht interesant në rastet ku aknet aktive shoqërohen edhe me skuqje ose hiperpigmentim postinflamator, pasi IPL mund të adresojë njëkohësisht disa nga këto elemente.

Një tjetër mundësi është përdorimi i peelingëve profesionalë Mediderma, veçanërisht kur kemi lëkurë të yndyrshme, pore të bllokuara, komedone dhe tendencë për akne.

Protokolli anti-inflamator i akneve

Aknet inflamatore shfaqen në formën e puçrrave të skuqura, papulave dhe pustulave, të cilat mund të shoqërohen me ndjeshmëri dhe inflamacion të lëkurës. Trajtimi i duhur ndihmon në kontrollin e akneve aktive dhe në përmirësimin gradual të pamjes së lëkurës.

Në Nisa Medical Center në Tiranë, ofrohet trajtimi profesional me protokollin Medi+Derma nga Sesderma – Anti-Acne Inflammatory, i projektuar për lëkurën me akne inflamatore.

Përfitimet:

  • Ndihmon në pastrimin e poreve dhe reduktimin e bllokimeve.
  • Përmirëson teksturën dhe pamjen e lëkurës.
  • Ndihmon në kontrollin e yndyrës së tepërt.
  • Mbështet përmirësimin e pamjes së akneve inflamatore.
  • Ndihmon në reduktimin e rrezikut të shenjave të reja, përmes menaxhimit të duhur të akneve.

Numri i seancave përcaktohet sipas gjendjes së lëkurës dhe përgjigjes ndaj trajtimit. Protokolli i prodhuesit sugjeron 4–6 seanca, me intervale prej 3–4 javësh, por jo çdo pacient ka të njëjtat nevoja. Aknet e moderuara ose të rënda mund të kërkojnë edhe trajtim mjekësor të kombinuar.

Trajtimi i akneve të moderuara

Aknet e moderuara mund të shkaktojnë inflamacion, pore të bllokuara, papula, pustula dhe shenja që mbeten në lëkurë edhe pas largimit të puçrrave. Në Nisa Medical Center në Tiranë, trajtimi profesional i lëkurës mund të përfshijë protokolle me peeling kimik Nanotech, të përshtatura sipas gjendjes së lëkurës dhe nevojave individuale.

Protokolli profesional Medi+Derma nga Sesderma për aknet dhe shenjat postakne përfshin kombinimin e peeling-ëve SPA Peel Lightening, Melaspeel K dhe Melaspeel J2, si dhe Retises Nanopeel 1%, sipas vlerësimit të profesionistit dhe tolerancës së lëkurës.

Përfitimet:

  • Ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës.
  • Synon reduktimin e njollave të errëta pas akneve.
  • Ndihmon në uniformizimin e tonit të lëkurës.
  • Mbështet rinovimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës.
  • Mund të kontribuojë në zbutjen e dukjes së shenjave sipërfaqësore postakne.

Protokolli përshtatet individualisht, pasi numri i aplikimeve dhe intensiteti i trajtimit varen nga fototipi, ndjeshmëria dhe gjendja e lëkurës. Pas trajtimit, mbrojtja nga dielli me SPF 50+ është thelbësore.

Sa seanca nevojiten?

Sipas protokollit Mediderma, zakonisht kryhen 4–6 seanca me intervale 3–4 javë, ndërsa numri përfundimtar përshtatet sipas evolucionit të lëkurës.

Kur pacienti ka akne aktive të shoqëruara me komponent inflamator, skuqje ose problematika të tjera që mund të adresohen me IPL, Stellar M22 mund të jetë një tjetër opsion terapeutik. Platforma ka një aplikator/filter specifik për Acne Vulgaris dhe Lumenis e përshkruan IPL si një trajtim që synon komponentë të lidhur me aknet.