Terapia Medikale e Kombinuar

Terapia Medikale e Kombinuar

Një protokoll i personalizuar që kombinon disa etapa të trajtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë të targetuar nevojave të lëkurës.

Trajtimi nis me pastrimin e thellë të lëkurës dhe pastrimin e poreve me Hydrafacial, duke përgatitur lëkurën për aplikimin e kombinimeve medikale.

Në fazën e dytë përdoren kombinime medikale NANOTECH Peel, të cilat përfshijnë teknologjinë liposomale të Mediderma-s. Kjo teknologji është krijuar për të favorizuar transportin dhe depërtimin e përbërësve aktivë në lëkurë.

Në varësi të problematikës, qoftë dehidratim, mungesë shkëlqimi, teksturë jo uniforme, pore, hiperpigmentim apo shenja të lodhjes së lëkurës, përzgjidhet kombinimi medikal që i përshtatet më mirë pacientit.

Trajtimi përfundon me maskë të personalizuar hidratuese me kolagjen, për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën pas procedurës.

Çfarë synon Terapia Medikale?

  • Pastrim të thellë
  • Pastrim dhe minimizim vizual të poreve
  • Hidratim intensiv
  • Revitalizim të lëkurës
  • Përmirësim të teksturës
  • Rikthim të shkëlqimit
  • Trajtim të personalizuar sipas problematikës

Nuk është një trajtim standard për të gjithë. Është një protokoll i kombinuar që personalizohet sipas tipit dhe problematikës së lëkurës.