Terapia Medikale e Kombinuar
Një protokoll i personalizuar që kombinon disa etapa të trajtimit për t’iu përgjigjur në mënyrë të targetuar nevojave të lëkurës.
Trajtimi nis me pastrimin e thellë të lëkurës dhe pastrimin e poreve me Hydrafacial, duke përgatitur lëkurën për aplikimin e kombinimeve medikale.
Në fazën e dytë përdoren kombinime medikale NANOTECH Peel, të cilat përfshijnë teknologjinë liposomale të Mediderma-s. Kjo teknologji është krijuar për të favorizuar transportin dhe depërtimin e përbërësve aktivë në lëkurë.
Në varësi të problematikës, qoftë dehidratim, mungesë shkëlqimi, teksturë jo uniforme, pore, hiperpigmentim apo shenja të lodhjes së lëkurës, përzgjidhet kombinimi medikal që i përshtatet më mirë pacientit.
Trajtimi përfundon me maskë të personalizuar hidratuese me kolagjen, për të qetësuar dhe hidratuar lëkurën pas procedurës.
Çfarë synon Terapia Medikale?
- Pastrim të thellë
- Pastrim dhe minimizim vizual të poreve
- Hidratim intensiv
- Revitalizim të lëkurës
- Përmirësim të teksturës
- Rikthim të shkëlqimit
- Trajtim të personalizuar sipas problematikës
Nuk është një trajtim standard për të gjithë. Është një protokoll i kombinuar që personalizohet sipas tipit dhe problematikës së lëkurës.