Trajtimi i Shenjave Post-Akne
Shenjat postakne nuk janë të gjitha të njëjta. Pas akneve mund të mbeten njolla të kuqe ose kafe, por edhe ndryshime të teksturës së lëkurës, si gropëzat dhe cikatricet atrofike. Për këtë arsye, trajtimi duhet të përshtatet sipas llojit të shenjave dhe gjendjes së lëkurës.
Në Nisa Medical Center, për shenjat postakne mund të ndërtohet një protokoll i personalizuar me Stellar M22, NanoPore Microneedling dhe Nanotech Peeling, duke kombinuar trajtimet sipas nevojës së lëkurës.
ResurFX – Trajtimi i cikatriceve post-akne
Për shenjat e teksturës, Stellar M22 përdor modulin ResurFX, një lazer fraksional jo-ablativ 1565 nm. Energjia krijon mikrozona të kontrolluara trajtimi në dermë, duke nxitur proceset e rimodelimit të kolagjenit dhe duke ndihmuar në përmirësimin gradual të teksturës dhe pamjes së cikatriceve. Lumenis e liston ResurFX ndër indikacionet për acne scars dhe skin resurfacing.
Kur shenjat postakne shoqërohen edhe me njolla kafe ose skuqje, moduli i përshtatshëm i Stellar M22 mund të përdoret për komponentin pigmentues ose vaskular, ndërsa ResurFX fokusohet te komponenti tekstural. Kjo lejon që në një plan trajtimi të adresohen disa elemente të ndryshme të shenjave postakne.
CELLBOOSTER® LIFT – për shenjat post-akne dhe atrofitë
Shenjat postakne mund të lënë pas njolla, parregullsi të teksturës dhe gropa të vogla në lëkurë. Shenjat atrofike, të krijuara nga humbja e kolagjenit dhe indit mbështetës, kërkojnë një qasje të personalizuar për përmirësimin e pamjes së lëkurës. Në protokoll aplikohet edhe subcizioni.
Cellbooster LIFT është një trajtim injektues me bazë acidin hialuronik të stabilizuar, i cili ndihmon në hidratimin dhe përmirësimin e elasticitetit dhe cilësisë së lëkurës.
Si mund të ndihmojë Cellbooster LIFT?
- Hidratim intensiv: ndihmon në ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës.
- Elasticitet dhe tonus: mbështet përmirësimin e cilësisë dhe elasticitetit të lëkurës.
- Teksturë më uniforme: hidratimi mund ta bëjë lëkurën të duket më e lëmuar dhe më e freskët.
- Protokoll i personalizuar: mund të merret në konsideratë si trajtim plotësues, në varësi të karakteristikave të lëkurës.
Në Nisa Medical Center, Tiranë, vlerësimi profesional ndihmon në përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm për nevojat e lëkurës suaj.
Nanopore Microneedling për shenjat post-akne
NanoPore Microneedling përdoret për të stimuluar proceset e rigjenerimit të lëkurës dhe për të përmirësuar teksturën. Mikrokanalet e krijuara në mënyrë të kontrolluar krijojnë një stimul rigjenerues dhe mund të favorizojnë proceset e remodelimit të kolagjenit.
Është veçanërisht interesante si pjesë e një protokolli për lëkurën me teksturë jo uniforme, pore të dukshme dhe shenja postakne, ku qëllimi është gradualisht të bëhet sipërfaqja e lëkurës më e njëtrajtshme.
Vlen të theksohet që në protokollet e Nanopore, procedura paraprihet nga një peeling paraprak, dhe më pas punohet me Nanopore (microneedling) me ingredientë të ndryshëm, kryesisht faktorë rritës, dhe në fund rekomandohet retinol 1% liposomal që mbahet 6–8 orë në lëkurë.
Nanotech Peeling për shenjat post-akne
Shenjat postakne janë ndryshime të lëkurës që mbeten pas largimit të akneve dhe mund të shfaqen si njolla të errëta, skuqje apo gropa dhe parregullsi në teksturën e lëkurës. Me trajtimin e duhur, është e mundur të përmirësohet pamja e lëkurës, të unifikohet toni dhe të reduktohet dukshmëria e shenjave.
Në Nisa Medical Center në Tiranë, trajtimi profesional i shenjave postakne përfshin protokollet Medi+Derma nga Sesderma, profesionalë të përzgjedhur sipas tipit të lëkurës dhe karakteristikave të shenjave. Nanotech Peeling mund të integrohet në protokoll për të adresuar komponentin sipërfaqësor të shenjave postakne, njollat dhe teksturën e pabarabartë.
Peeling-u ndihmon në rinovimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe mund të përdoret si pjesë e një qasjeje të kombinuar me microneedling.
Në protokollet profesionale Mediderma për acne scars, peelingët përdoren për të adresuar shenjat dhe blemishes, ndërsa protokolli i tyre përfshin edhe alternimin me protokollet NanoPore.
Qëllimi i trajtimit: të reduktohet dukshmëria e shenjave, të përmirësohet tekstura, të uniformizohet pamja e lëkurës dhe të stimulohet gradualisht rigjenerimi i saj.
Përfitimet e trajtimit të shenjave postakne
- Ndihmon në zbehjen e njollave të errëta pas akneve.
- Përmirëson uniformitetin e tonit të lëkurës.
- Mbështet rinovimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës.
- Ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe shkëlqimit të fytyrës.
- Mund të përmirësojë pamjen e shenjave sipërfaqësore, në varësi të llojit të tyre.
E rëndësishme: Njollat pas akneve dhe shenjat e thelluara nuk trajtohen njësoj. Peeling-ët mund të ndihmojnë veçanërisht në njollat sipërfaqësore, ndërsa gropat dhe shenjat atrofike mund të kërkojnë trajtime të tjera, si microneedling ose lazer fraksional, pas vlerësimit profesional.
Numri i seancave përcaktohet individualisht, në varësi të fototipit, ndjeshmërisë dhe thellësisë së shenjave. Mbrojtja e përditshme nga dielli me SPF 50+ është pjesë thelbësore e kujdesit.