STELLAR M22™ by Lumenis

STELLAR M22™ by Lumenis

STELLAR M22™ by Lumenis — një tjetër nivel i teknologjisë estetike.

Tek Nisa Medical Center sjellim STELLAR M22™ by Lumenis, një platformë mjekësore multi-teknologjike e gjeneratës së avancuar, e krijuar për të trajtuar më shumë se 30 problematika të lëkurës me teknologji të ndryshme në një platformë të vetme.

Çfarë trajton STELLAR M22™?

  • Pigmentinet & njollat e diellit
  • Melasmën dhe hiperpigmentimet
  • Rosacea, skuqjen dhe kapilarët e dukshëm
  • Aknet aktive
  • Shenjat post-akne & cikatricet
  • Rrudhat dhe shenjat e foto-plakjes
  • Poret dhe teksturën jo uniforme
  • Strijat
  • Lezionet vaskulare
  • Njollat e moshës
  • Rinovimin dhe stimulimin e kolagjenit

Nisa Medical Center është klinika e parë në Ballkan që sjell platformën STELLAR M22™ by Lumenis. Avantazhi i STELLAR M22™ është mundësia për të zgjedhur teknologjinë dhe parametrat në varësi të problematikës që trajtohet. Në këtë mënyrë, trajtimi mund të fokusohet te pigmenti, komponenti vaskular, tekstura e lëkurës ose stimulimi i kolagjenit, duke krijuar një protokoll të personalizuar për çdo pacient.