RRETH NESH
KUSH JEMI NE
Në Prill 2018 lindi Nisa Therapy. U themelua nga Denisa Kaçiu, një specialiste në mjekësinë estetike e trajnuar brenda dhe jashtë vendit. Gjatë këtyre viteve ofruam diferencën në kujdesin e lëkurës, të orientuar nga një marrëdhënie e fortë mes nesh dhe pacientëve, duke menaxhuar me kujdes përvojën e tyre. Falë punës së palodhur, përkushtimit të Nisës në kombinimet e aplikuara për të trajtuar problematika të fytyrës, dhe feedback-ut të dhënë nga çdo pacient, që janë një vlerë e shtuar dhe aset për ne, u rritëm. Tashmë Nisa Medical Center është një qendër e mirëfilltë mjekësore. Prej më shumë se 5 vite pranë klinikës tonë kanë marrë shërbimet më shumë se 8000 pacientë. Në klinikën tonë ofrohen shërbimet më "in" të momentit në mjekësinë estetike duke ndjekur standardet me të larta. Përkushtimi, sjellja dhe shërbimi cilësor janë motiv i çdo ditë në klinikën tonë.
Që prej Janar 2021 Nisa Medical Center është distributor i Sesderma dhe Mediderma për Shqipërinë. Laboratorët Sesderma janë themeluar më 1989 nga Gabriel Serrano, Dermatolog me famë botërore. Sesderma është e përkushtuar në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e produkteve dermatologjike, të kujdesit të shëndetit dhe nano-nutricionit. Sesderma distribuohet në më shumë se 80 vende të botës. Me më shumë se 30 vite eksperiencë, duke qenë pioner të Nanotechonology, garanton pasion në gjetjen e zgjidhjeve për cdo gjendje të lëkurës.
Misioni & Vizioni
Misioni: Misioni ynë është të fokusohemi në detaje që kontribuojnë në ndjesinë e pacientit, duke e bërë të ndjehet i veçantë.
Vizioni: Nisa Medical Center do të ofrojë diferencën në kujdesin ndaj lëkurës dhe shëndetit, e orientuar nga një marrëdhënie e fortë mes nesh dhe pacientëve, duke menaxhuar me kujdes përvojën e tyre.




















