Mesoterapia me acid hyluronic, ndryshimi me Filler

Mesoterapia është një procedurë ku performohet injektimi i ingredientëve aktiv në shtresën e mesme të lekurës duke përdorur një age, kryesisht preferohet 30g. Kryesisht ingredienti aktiv që injektohet kryesisht është acidi hyaluronic. Acidi Hyaluronic është një molekulë që ne e kemi në trupin tonë së bashku me Kolagjenin. Është një substancë që prodhohet dhe “shkatërrohet” nga vetë organizmi në mënyrë konstante. Mund të gjendet kudo në lëkurë dhe në muskuj. Studimet tregojnë që pas moshës 25 vjec bie prodhimi i kolagjenit dhe trajtimi me Acid Hyaluronic frenon procesin e plakjes duke I dhënë elasticitet lëkurës Acidi Hyaluronic mund të injektohet i pakryqëzar (në rastet kur dëshirojmë hidratim) dhe i kryqëzuar (kur dëshirojmë që të fitojmë volum).Në rast se e injektojme si mesoterapi kryesisht preferohet që filleri të jetë i pakryqëzuar. Për këtë arsye kur dëshirojmë të përmirësojmë pamjen dëshirojmë që të kemi një pamje të rinuar dhe të ripërtërirë, duke minimizuar rrudhat ky është një trajtimi I duhur. Nëpërmjet injektimit të ingredientëve aktiv përmirësojmë elasticitetin e lëkurës, hidratimin. Mund të aplikohet pothuajse në të gjithë pacientët dhe në përgjithësi nuk referohen kundërindikime. Menjëherë pas injektimit pacienti mund të vazhdojë rutinën. Paraprakisht mund të aplikohet një krem anestetik në lëkurë për të mos ndjerë micro shpimet. Pas shpimit pacienti mund te referojë papula të cilat Brenda absorbohen pas disa oresh. Zakonisht rekomandohet një seancë të aplikohet cdo 3-4 javë, për 3 muaj dhe cdo 10-12 muaj mund të aplikohen seanca mirmbajtje. Në këtë mënyrë lëkura përfiton elasticitetin e duhur. Rezultatet shikohen që te nesermen.Filler (Mbushës) Filleri (acidi hyaluronic I kryqëzuar) rekomandohet të aplikohet te lëkurat që nuk kanë volum ose dëshirojnë të zevendësojnë volumin e humbur nga humbja në peshë. Zonat ku mund të injektohet janë mollzat, vijat nasolabiale, mjekra, nofulla, buzet etj.
Artikuj të ngjashëm
Çfarë duhet të dini për aknet?

Aknet janë një gjendje kronike, inflamatore e lëkurës që shkakton njolla dhe puçrra, veçanërisht në fytyrë, shpatulla, shpinë, qafë, gjoks dhe krahë. Pikat e bardha,

Terapia medikale ne trajtimet e lekures

Terapia Medikale aplikohet e personalizuar në bazë të problematikës dhe tipit të lëkurës. Ingredientët tonë Nanotech veprojnë në mënyrë liposomale duke arritur rezultate fantastike, që