Trajtimi Antioksidant & Biorevitalizues

Trajtimi Antioksidant & Biorevitalizues

Një trajtim i avancuar për lëkurën e lodhur, të zbehtë dhe të ekspozuar ndaj stresit oksidativ, diellit dhe ndotjes.

Protokolli antioksidues të Mediderma kombinon aktivë të fuqishëm si vitamina C, resveratroli, acidi ferulik, phloretin dhe antioksidantë të tjerë, të cilët ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes natyrale të lëkurës ndaj radikaleve të lira. Në varësi të gjendjes së lëkurës, trajtimi mund të kombinohet me cellboosters për të përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe shkëlqimin.

Rezultati: lëkurë më e ndritshme, e freskët, më e hidratuar dhe me pamje më vitale, ndërsa trajtimi synon edhe parandalimin dhe korrigjimin e shenjave të fotoplakjes.

Ideal për: lëkurë të zbehtë, të lodhur, të dehidratuar dhe me shenja të hershme të foto-plakjes.