+355 69 750 1541
Rr. Kavajës, Kompleksi "Square 21", Kati I-rë, Shkalla 2, Tirana
info@nisamedicalcenter.al

Shërbimet tona

Zbuloni më shumë mbi shërbimet tona duke klikuar mbi shërbimin përkatës

Trajtimet e fytyrës

– Trajtimi anti-oksidant dhe biorevitalizues

– Trajtimi anti-akne dhe shenjave

– Trajtimi anti-rrudhë

– Trajtimi hidratues

– Trajtimi depigmentues


Trajtimet e Fytyrës


Terapia Medikale aplikohet e personalizuar në bazë të problematikës dhe tipit të lëkurës. Trajtimi konsiston në pastrimin e thellë të lëkurës, pastrimin e poreve me Hydrafacial dhe kombinimet medikale NANOTECH Peel, të cilat arrijnë një depërtim të thellë qelizor liposomal. Në fund të trajtimit aplikohet maska e personaliuar hidratuese me kolagjen. Rezultatet duken që në seancën e parë.

Trajtimi me Acid Hialuronik dhe Botox

– Rimodelimi i buzëve

– Rimodelimi i mollëzave

– Trajtimi i linjave Nazolabiale

– Rimodelimi i nofullës (jawline)

– Mbushja e rrathëve poshtë syve

– Rinoplastika e hundës

Microneedling

– Shenjat post-akne

– Minimizon poret

– Trajton rënien e flokëve

– Trajton hipergimentimin

– Stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.


Microneedling


Trajtimi me microneedling personalizohet në bazë të problematikës së lëkurës, duke trajtuar shenjat post-akne, minimizuar poret, trajton rënien e flokëve, trajton hipergimentimin dhe stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës. Falë MESOCITE-ve nga MEDIDERMA, të pajisura me NANOTECHNOLOGY, arrijmë një depërtim të thellë qelizor liposomal. Procedura mund të kombinohet me Peel për një efekt me të mirë. Në fund të trajtimit aplikohet maska e personaliuar hidratuese me kolagjen ose retinol liposomal. Rezultatet duken që në seancën e parë.

Mesotherapy REVITALIZE

Mesotherapy Revitalizë


Mezoterapia e fytyrës i jep shkëlqim lëkurës, përmirëson lëkurën e lodhur, i jep elasticitet lëkurës, parandalon plakjen e lëkurës, parandalon dëmtimet e ndryshme të lëkurës dhe rrudhat sipërfaqësore, përmirëson rrathet e errët të syve.
Gjithashtu rrit qarkullimin e gjakut dhe në këtë mënyrë ndihmon trupin të largojë toksinat e plakjes. Koktejet me vitamina mund të stimulojnë qelizën fibroblaste në lëkurë për të prodhuar më shumë kolagjen për të luftuar shenjat e plakjes.

Epilimi me laser AGAIN

Epilimi me lazer Again


Një inovacion nga Pionerët në teknologjinë e depilimit AGAIN prezanton platformën e lazerit më të shpejtë dhe me fuqi më të lartë për profesionistët për trajtimet e Depilimit me një tërësi aplikimesh në Mjekësinë Estetike.

Emetimi kumulativ i lazerit jep sasi të energjisë në impulse me fuqi më të ulët që çon në eleminimin e qimeve në një mënyrë krejtësisht pa dhimbje për pacientin dhe pa efekte anësore të tilla si djegia ose çngjyrosja, madje edhe për tipin e lëkurës më të errët.

Teknologjia Moveo HR konsiston në një tërësi kalimesh përgjatë zonave të vogla të përcaktuara. Kjo shkakton ngrohje graduale dhe shkatërrim të flokëve të panevojshëm. Procedura është pa dhimbje dhe me 0 efekte anësore. Teknologjia ekskluzive e DEKA që në mënyrë drastike redukton reflektimin e energjisë nga lëkura. Efikasitet që nuk është parë më parë.

Trajtime specifike Lazer

– Onikomykoza (myku i thonjve)

– Trajtime vaskulare per varicet, kapilaret dhe angiomat

– Lesionet e pigmentuara beninje

– Rigjenerim joablativ i lëkurës

– Pseudofolikuliti

Ekzaminime Eko Ultrasound

– Eko Gjinekologjike

– Eko Qafe

– Eko Doppler Carotid

– Eko Gjiri

– Eko Aparati Urinar

– Eko Doppler e Arterieve Renale

– Eko Testikulare

– Eko doppler arterio venoz periferik bilaterial

– Eko dopplert arteri venoz periferik unilateral

– Eko e Indeve te buta

Obsteter Gjinekologji

Obsteter Gjinekologji


Obsteter Gjinekologjia është një degë e mjekësisë që është e specializuar në kujdesin e grave gjatë shtatzënisë dhe lindjes dhe në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të organeve riprodhuese femërore.
Ai gjithashtu specializohet në çështje të tjera shëndetësore të grave, të tilla si menopauza, problemet e hormoneve, kontracepsioni (kontrolli i lindjes) dhe infertiliteti. Pranë klinikës tonë ju mund të zhvilloni vizitat dhe ekografi gjinekologjike, PAP-Test, ndjekje shtatzanie dhe ekografi obstetrike.

Konsultohu me Dr Irena Berati!

E diplomuar në obsetrikë gjinekologji që nga viti 1994, doktoresha me një eksperiencë pune gati 30 vjecare,në sistemin spitalor e ambulator, shetëror e privat. Me një pjesëmarje të gjerë në trajnime e aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, doktoresha i ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm, shumë grave për probleme gjinekologjike,dhe shumë nënave që kanë sjellë fëmijën në jetë dhe ia kanë besuar shtatëzaninë doktoreshës!

Paketa e shëndetit

Laborator Analizash

– Biokimi + Imunologji

– Hematologji + Koagulim + Elektroforeza

– Microbiologji & Bakterologji

Paketa e shëndetit

Endokrinologji

Endokrinologji


Endokrinologjia është specialiteti i mjekësisë i cili merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve që lidhen me hormonet. 
Endokrinologjia fokusohet në gjëndrat endokrine dhe indet që sekretojnë hormone. Sistemi endokrin human përbëhet nga një numër gjëndrash endokrine. Këto gjëndra prodhojnë dhe sekretojnë hormone të cilat kontrollojnë metabolizmin e trupit, rritjen, zhvillimin seksual si dhe funksione të tjera të trupit.

Paketa e shëndetit

Pediatri

Pediatri


Departamenti i Pediatrisë i shërben gjithë pacientëve të vegjël të grupmoshave nga 0 deri në 15 vjeç. Ekipi i profesionistëve të pediatrisë kujdesen për shëndetin e fëmijëve në bashkëpunim me kolegët e tyre specialistë të fushave të tjera, duke mundësuar jo vetëm ndjekjen në poliklinikë por edhe hospitalizimin e tyre.

Paketa e shëndetit

Pneumologji

– Sëmundja e mushkrive

– Pleura pulmonare bronkiale

– Mediastinum (hapësira midis mushkrive

– Vështirësitë në frymëmarrje

– Asma

– Kollë kronike

– Abscesi i mushkërive

– Pneumoni bronkiale

– Tuberkulozi

– Kanceri


Pneumologji


Pneumologjia është specialitet i mjekësisë përgjegjës për sëmundjet që lidhen me sistemin e frymëmarrjes. Shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve pneumologjike janë: ndotja e mjedisit, hipotermia, imuniteti i ulët, lodhja, duhanpirja etj. 

Nefrologji

Nefrologji


Nefrologjia është degë e mjekësisë që merret me hulumtimin, diagnostikimin e mjekimin e sëmundjeve të veshkave dhe të rrugëve urinare.
Pranë klinikës tonë, ne trajtojmë sëmundjet më të shpeshta të aparatit urinar janë infeksionet urinare (ku përfshihen infeksionet e rrugëve të poshtme dhe ato të rrugëve të sipërme urinare); glomerulonefritet, insuficienca renale akute dhe kronike.  Mjekët tanë vlerësojnë gjendjen mjekësore të pacientit, orientojnë për trajtimin e cdo problematike të referuar nga ekaziminimet.

Paketa e shëndetit

Happy Patients

×