+355 69 750 1541
Rr. Kavajës, Kompleksi "Square 21", Kati I-rë, Shkalla 2, Tirana
info@nisamedicalcenter.al

Rreth Nesh

Rreth Nisa Therapy

Në Prill 2018 lindi Nisa Therapy. U themelua nga Denisa Kaçiu, një specialiste në mjeksinë estetike e trajnuar brenda dhe jasht vendit. Gjatë këtyre viteve ofruam diferencën në kujdesin e lëkurës, të orjentuar nga një marrdhënie e fortë mes nesh dhe pacientëve, duke menaxhuar me kujdes përvojën e tyre. Falë punës së palodhur, përkushtimit të Nisës në kombinimet e aplikuara për të trajtuar problematika të fytyrës, dhe feedback-ut të dhënë nga çdo pacient, që janë një vlerë e shtuar dhe aset për ne, u rritëm. Tashmë Nisa Medical Center është një qendër e mirfilltë mjeksore. Prej më shumë se 5 vite pranë klinikës tonë kanë marrë shërbimet më shumë se 8000 pacient. Në klinikën tonë ofrohen shërbimet më “in” të momentit në mjeksinë estetike duke ndjekur standartet me të larta. Përkushtimi, sjellja dhe shërbimi cilësor janë motiv i çdo ditë në klinikën tonë.

Që prej Janar 2021 Nisa Medical Center është distributor i Sesderma dhe Mediderma për Shqipërinë. Laboratorët Sesderma janë themeluar më 1989 nga Gabriel Serrano, Dermatolog me famë botërore. Sesderma është e përkushtuar në kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e produkteve dermatologjike, të kujdesit të shëndetit dhe nano-nutricionit. Sesderma distribuohet në më shumë se 80 vende të botës. Me më shumë se 30 vite eksperiencë, duke qenë pioner të Nanotechonology (inkpsulimit të ingredientëve aktiv në mënyrë liposomale duke penetruar në shtresat më të thella të lëkurës), garanton pasion në gjetjen e zgjidhjeve për cdo gjendje të lëkurës.

×